Victor Fonte thotë se Barcelona mund të mbijetojë edhe pa Messin
BKT
Sport

Victor Fonte thotë se Barcelona mund të mbijetojë edhe pa Messin

Bota e futbollit spanjoll ka qenë duke diskutuar raportin ekskluziv të El Mundos në lidhje me kontratën e Lionel Messit te Barcelonën dhe Victor Font ka thënë fjalën e tij.

Kandidati për president të klubit katalunas beson se argjentinasi meriton 555,237,619 eurot në kontratën e tij.

“Messi ka fituar çdo euro të fundit që i është paguar nga Barcelona”, shkroi Font në Twitter.

“Ai nuk na ka shkatërruar. Përkundrazi, ai është lojtari më i mirë në histori dhe ne duam që ai të qëndrojë me ne përgjithmonë më shumë”.

“Messi është një aset i rëndësishëm, por nëse ai nuk është me ne, nuk është fundi i botës” ka shtuar Font për Onda Cero.

Ai, megjithatë, theksoi se Barcelona duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të binur Messin që të qëndrojë.

Font shpjegoi se pavarësisht nga ajo që fiton, gjendja e tmerrshme financiare e Barcelonës nuk i detyrohet atij.