Hoti: Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit
BKT
Lajme

Hoti: Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.

Sipas tij, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e solli njohjen nga Izraeli, do ta sjellë hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.

“Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit”.

Postimi i plotë:

Sot u ridëshmua se Marrëveshja e  Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.
Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli , do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.
Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit.


MË SHUME NGA Lajme