Policia thotë se dy zyrtarë të saj u lënduan në protestën e PSD-së
Dy zyrtarë policorë janë lënduar në protestën e sotme të PSD-së
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se paraprakisht nuk janë njoftuar për protestën e partisë së Dardan Molliqajt.
“Sot rreth orës 12:15 në shesh në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare. Si pasoj e veprimeve të lartcekura dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta përderisa në objektin e Qeverisë janë vendosur grafitë. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, ka thënë Ahmeti.























