Gattuso me shumë gjasë nuk do të rinovojë me Napolin
BKT
Sport

Gattuso me shumë gjasë nuk do të rinovojë me Napolin

Gennaro Gattusos me gjasë nuk do të jetë trajner i Napolit pas këtij edicioni dhe kjo u vërejt pas ndeshjes të së dielës ndaj Parmas.

Ish-trajneri i Milanit mbetet pa kontratë në qershor të këtij viti, pasi deri tani De Laurentiis ia ka shtyrë vazhdimisht rinovimin.

Nervozizmi i Gattusos erdhi pasi Aurelio De Laurentiis po shqyrton disa alternativa të tjera për bankinën e Napolit, transmeton Telegrafi.

Dy prej tyre janë ish trajnerë të Napolit, ku nuk u ka munguar suksesi, spanjolli Rafael Benitez dhe italiani Maurizio Sarri.

Të dy janë të papunë momentalisht dhe që do të mirëprisnin një rikthim në Napoli.

Nuk mungojnë as emrat e rinj si kroati Ivan Juric dhe italiani Roberto De Zerbi, të cilët po bëjnë mjaft mirë me skuadrat e tyre në Seria A, Veronën e Sassuolon.