20:39 / 02.02.2021
Pacolli: Tendeca e VV-së është që t’i ndajë qytetarët në dy grupe
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur për pjesëmarrjen e partisë së tij në listën zgjedhore bashkë me LDK-në.
Duke folur për kundërshtarët politikë, ai e ka veçuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, partia e Albin Kurtit i ka ndarë në dy grupe qytetarët.
“Kjo parti po bën ndarje të qytetarëve. I kanë ndarë në të mirë dhe jo të mirë. Në mesin e jo të mirëve, sipas VV-së, hyjnë edhe banditët”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se kjo është tendecë e rrezikshme,
“Tendeca e Vetëvendosjes është që ata që e votojnë këtë parti janë të drejt, kurse ata që nuk e votojnë janë hajnat, ata njerëzit e këqij”, ka thënë Pacolli. /RTKLive/























