Cambridge Analytica”: Etika dhe manipulimi me votuesit

Cambridge Analytica”: Etika dhe manipulimi me votuesit

Shkruan: Besnik Zabërgja

Zhvillimet teknologjike dhe përdorimi i Internet-it në dekadën e fundit janë rritur në masë të madhe e po ashtu edhe platformat sociale e komunikuese të cilat përdoren për një gamë të gjerë të aktiviteteve duke filluar nga komunikimi privat, argëtimi, ndarja e informacionit e po ashtu edhe socializimi dhe liria e të shprehurit. Në këtë dokument do të analizojme rastin e “Cambridge Analytica” në relacion me etikën ligjin si dhe manipulimin me votuesit dhe jo vetëm, e që si rast është një nga shembujt e jashtëzakonshëm të përdorimit të të dhënave personale për të realizuar strategjinë politike në një fushatë votimi. Po ashtu në këtë dokument do të analizohet në detale aspekti etik i shfrytëzimit të pa-autorizuar dhe pa-kontrolluar i përdorimit të të dhënave personale. “Të dhëna personale është cdo informacion me lidhje direkte ose indirekte me një individ (Directive 95/46/EU)” Zbulimi qe Facebook dha qasje të pa-autorizuar të më shume se 87 milio përdoruesve companise “Cambridge Analytica” ka nxitur interes në debatin mbi ndikimin social të teknologjisë si dhe rreziqet per privatësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Analiza e situatës (Etika & Ligji)

Vitet e fundit Interneti është bërë burimi kryesorë i të dhënave për kërkime dhe hulumtime, prej nga informata të ndryshme mund të mbledhen përmes anketave të ndryshme me pyetje specifike kërkimore, pastaj spektër i gjërë I të dhënave mund të mblidhen nga platformat sic është Amazon Mekanik Turk, dhe platformat sociale si Twitter dhe Facebook e shumë të tjera.

“Cambridge Analytica” për herë të parë u bë lajm në vitin 2015 për shkak te angazhimit në fushatën e Ted Cruz.

Po e analizojmë tani se si “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna nga Facebook.

Në vitin 2013 studiuesit e Qendrës Psikometrike të Universitetit të Kembrigjit analizuan rezultatet e një testi personal per vlerësimin e profileve psikologjike të vullnetarëve të cilët ketë test e kryen përmes Facebook. Testi i quajtur “OCEAN”  (openness, conscientiousness, extraversion, agreeableness, and neuroticism). Në këtë hulumtim të dhënat e plotësuara në mënyrë vullnetare u ndërlidhen me aktivitetet tjera ne Facebook si pelqimet dhe shpërndarjet dhe u pa qartë se kishte një mardhënie mes aktiviteteve ne Facebook, indikatorëve tjerë “online” dhe ketij testi për personalizim të profilit. Kjo tregoi se ky profilizim i personalitetit mund të bëhej thjeshtë duke analizuar këta matës pa perdorur ndonjë instrument zyrtar psikografik. Duhet te cekim se nuk ka ndonjë indikator i cili tregon se hulumtimi i zhvilluar nga Universiteti i Kembrigjit ekspozoi përdoruesit e Facebook apo miqëve të tyre.

Pasi që në bazë të këtij kërkimi u bë më se e qartë se një analizë e tillë mund të bëhet, GSR (Global Science Research) në bashkëpunim me “Cambridge Analytica” lansuan një projekt me anë të cilit do të mund të identifikonin parametrat e nevojshëm për zhvillimin e profileve “OCEAN” duke përdorur një kuiz në patformen “Mechanical Trunk” të Amazonit dhe platformën e sondazheve Qualtrics. Kërkesa e këtij kuizi ndaj përdoruesve ishte që përdoruesit t’i japin qasje GSR-it në profilin e tyre. Kjo qasje pastaj i ipte qasje GSR edhe tek miqët e secilit profil  nëpermes “Facebook Open API” deri në Maj të vitit 2015.

Në këtë mënyre “Cambridge Analytica” kishte qasje për të vëzhguar të dhënat e Facebook.

Por “Cambridge Analytica” nuk u ndal me kaq, ata e kuptuan që këto informacione tanimë mund t’i integronin me të dhëna të tjera nga platformat tjera sociale, kërkimi në web, blerjet online, lokacionet, me një fjalë të gjitha gjurmët digjitale në mënyrë që të ndërtojnë një set prej 5000+ pika referente të të dhënave dhe më në fund pasi që të aplikohet analiza e testit “OCEAN” në këto të dhëna ata zhvilluan një aftësi për të përzgjedhur saktesisth secilin individ vec e vec në mënyre të personalizuar.Ky veprim tani më ishtë jashtë cdo etike por edhe si i tillë shkelte edhe ligjin për të dhënat personale. Analizat nga testi për profilizim u bashkëdyzuan me një mori mesazhe per individ të përzgjedhur në projektin “Alamo” që u përdor për fushatën e Presidentit Trump. Tani me kjo përzgjedhje dhe krijimi i mesazheve apo përmbajtjes për individ të perzgjedhur e të profilizuar në mënyrë që t’u ndrrohet binjda jo që ishte i jashtligjshëm dhe jo etik por edhe propagandues. “Cambridge Analytica” tani kishtë mbledhur të dhënat e 87 milion përdoruesve të Facebook pa lejen apo pëlqimin e tyre.

Ne këtë fazë opcioni që të mos keshë llogari ne Facebook nuk ishte më mbrojtje pasi që të dhënat mblidheshin edhe nga platformat tjera dhe nga gjitha gjurmët digjitale e po ashtu secila faqe që kishte logo te Facebook lejonte percjelljen dhe lokalizimin e atyre vizitorëve.

Për më shumë përveq rolit që patën në manipulimin e votimit gjatë fushatës së trump “Cambridge Analytica” patën rolin e tyre edhe ne fushatën e Brexit.

Në gjithë këtë skandal roli i Facebook ka qenë i papërgjegjshëm në lidhje me të dhënat e përdoruesve kjo për shkak se Facebook deklaron se “Cambridge Analytica” mund të posedojnë shumë të dhëna por nuk janë të dhënat e përdoruesve nga Facebook. Pastaj pjesa më e quditshmë ishtë letra nga avokatët e Facebook ku pranojnë se “Cambridge Analytica” ka mbledhur këto të dhëna në mënyrë jo ligjore. Për më shume Facebook dërgon një shkresë tek “Cambridge Analytica” ku kërkohet qe te gjitha të dhënat e mbledhura nga profilet e Facebook duhet të fshihen menjëhere pasi që këto të dhëna u mblodhën dhe u përdorën pa leje dhe si të tilla nuk mund të përdoren në mënyrë të ligjshme, dhe pasi që GSR nuk ishte I autorizuar të ndante ato të dhëna me “Cambridge Analytica”. Cka ishte më befausese këtu është se Facebook priti dy vite të tëra dhe nuk ndërmori asgjë për t’u vertetuar se të dhënat ishin fshirë.

E tërë kjo dërgoj Facebook në “Congresional Hearing” që u ndjek më pastaj me një rënje te stoqeve për 6.35% të facebook, dhe për më tepër bazuar në rrethanat e mbledhjes jo ligjore të të dhënave dhe keqperdorimit të tyre cuan “Cambridge Analytica” drejt falimentimit. Po ashtu këto rrethana cuan drejt zbatimit të rregullave më të rrepta në lidhje me përdorimin e të dhënave personale si dhe drejt adoptimit të (Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave) GDPR.

Konkluzione dhe rekomandime

Mund të themi se rasti i “Cambridge Analytica” paraqet një precedent të cilin bota nuk ka hasur  më parë dhe definitivisht rasti i parë ndonjëherë që është bërë një hulumtim kaq i hollesishëm e po ashtu padyshim larg nga përfundimi për shkak se të dhënat e profilizuara janë ende në posedim të tyre dhe se hetimet e Facebook ne lidhje me “CA” ende nuk kan përfunduar.Përkundër falimentimit, kompania arriti te rihapej pjesërisht nën një emër të ri “Emerdata Limited”. Është e vështirë të parashihet se cfarë roli do të luaj në të ardhmën kjo kompani dhe se cili është misioni i saj, mirëpo sigurisht do të shohim se në një të ardhme të afërt pikat referente të cilat ishin 5000+ do të rriten në mënyrë drastike duke pasur parasysh zhvillimin e teknologjisë dhe digjitalizimin në përgjithësi.

Rekomandimet janë që të bëhet një bazë legjistlative e cila garanton jo vetëm sigurinë e të dhënave personale por edhe transparencen publike në mënyrë që përdoruesit të jenë në dijeni për të gjithë mekanizmat për mbledhjen e të dhënave, cfar lloj të dhënash mblidhen dhe nga cilat platforma, si ruhen dhe si përdoren ato të dhëna. Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të fshijnë lehtësisht të dhëna personale të identifikueshme nga çdo sajt, aplikacion,  shërbim cloud, ose pajisje e mbledhjes.