12:24 / 03.02.2021
Haradinaj e nis fushatën për president në Prizren
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur fushatën zgjedhore edhe zyrtarisht nga komuna e Prizrenit.
Ai e ka zgjedhur qytetin e lashtë pasi siç ka thënë shqiptarët e kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë.
“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara” ka shkruar kreu i AAK-së Haradinaj në Facebook.
Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 135 me sloganin Forca e Kosovës.























