Kurti e Osmani e hapin fushatën në Pejë
Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë hapur edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti i cili pretendon pozitën e kryeministrit ka thënë se kjo fushatë paralajmëron pranverën e vitit 2021.
“Moti po merr shumë i mirë. Kjo fushatë po e paralajmëron pranverën e vitit 2021. Ne e kemi listën tonë me 110 kandidatë, ka pengesa e vështirësi të ndryshme, por asnjë të atillë që nuk do ta tejkalojmë. E kemi edhe presidenten ktu bashkë me ne.”, tha ai.
Ndërkaq, Vjosa Osmani ka thënë se kjo fushatë do të përmbyllet me një fitore.
“Vërtetë do të jetë një referendum që do ta kthejë Kosovën për së mbari, shpresoj që kjo frymë të vazhdojë anë e kënd Kosovës. Faleminderit të gjithve që na jeni bashkuar në këtë hapje të fushatës, që përmbylljen do ta ketë me një fitore.”, tha Osmani.
Në fund, Vjosa Osmani nga gazetarët është pyetur edhe lidhur me mesazhin që i dërgon LDK-së nga hapja e fushatës.
“Qytetarët e Kosovës pavarsisht cilës parti i kanë takuar të kaluarën, tash janë të vendosur për ndryshimin më 14 shkurt. Ne do t’i përfaqësojmë në mënyrën më të mirë, më të ndershme”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se Vjosa Osmani mban numrin dy në listën e VV-së për 14 shkurtit, ndërsa Kurti që printe nuk është certifikuar si kandidat për deputet.























