Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Gjermania do të jetë Fitim Thaçi-pronar i një rrjeti marketesh, i cili na tregon më detaje rreth prodhimeve vendore nëpër Evropë.

Mysafir në studio do të jetë Armend Shala nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, sqaron në detaje për 'PËRGATITJET PËR OLIMPIADËN  XIII MATEMATIKË E KOSOVËS'.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë edhe Edonë Kilaj - fondacioni “Jeshil”, i cili fletë për  nisjen e 'Festivalit Mjedisor për Prosperitet të përbashkët',  TEMA "E DREJTA NË USHQIM".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme