16:07 / 03.02.2021
Deliu: Ndërtimi i shtetit kërkon sakrificë
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka falënderuar partinë ku bën pjesë për besimin e ofruar që të kandidojë për deputete.
“Jam e nderuar që PDK sërish më ka vlerësuar që të kandidoj dhe të kërkoj besimin tuaj edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit. Bërja e shtetit ka kërkuar sakrificë, ndërtimi i shtetit kërkon sakrificë. Në të gjitha këto procese, kishte momente sfidash, reflektimesh, por edhe kënaqësi e krenari”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Ajo ka kërkuar besimin e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit, në mënyrë që të vazhdojë përfaqësimin e tyre me vizionin e PDK-së.























