Aktakuzë ndaj katër personave për krim të organizuar
BKT
Lajme

Aktakuzë ndaj katër personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër personave për veprat penale “Krimi i Organizuar”, “Pastrimi i parave”, “Hyrje në sistemet Kompjuterike”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të akuzuarit janë: M.K. A.Q. R.K. V.M.

Në aktakuzë i është propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.


MË SHUME NGA Lajme