16:36 / 03.02.2021
Solskjær: “Skuadra tregoi të ketë uri”
Një fitore historike që e bën natyrisht krenar Ole Gunnar Solskjærin për rezultatin e arritur.
Vetëm dy herë më parë në historinë e kampionatit anglez një skuadër kishte fituar me një rezultat 9-0 dhe njëri prej tyre i përket sërish Manchester Unitedit, në suksesin gjithnjë në “Old Trafford” kundër Ipswichit në 1995. Dhe atëherë në stol ishte profesori i norvegjezit, Alex Ferguson, transmeton "Panorama".
“Është një rezultat i pabesueshëm, një fitore e shkëlqyer. Sigurisht që momenti vendimtar i ndeshjes ishte dalja me karton të kuq e Jankevic që në minutën e dytë, por skuadra tregoi uri dhe vazhdoi duke mos shfaqur shenja vetëkënaqësie.
Skuadra përmirësohet ndeshje pas ndeshje dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Duhet të vazhdojmë kështu”.























