16:42 / 03.02.2021
Inspeksioni gjobit PDK-në me 2000 euro për shkeljen e masave anti-COVID
Sami Lushtaku është dënuar nga Komuna e Prishtinës për thyerje të ligjit anti-covid.
Lushtaku do të paguaj gjobë prej 2 mijë eurosh për shkak të organizimit të tubimeve në Kodren e Trimave në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin!Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave” ka thënë Tahiri.
Kujtojmë që në Komuna e Prishtinës ka dënuar PDK-ne, LDK-në, VV-në, AAK-në, për grumbullimi të njerëzve në tubime elektorale.























