Limaj: Tri qeveritë e fundit kanë rënë për shkak të dialogut me Serbinë
Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vlerëson se ndryshimi i shpeshtë u qeverie në vend shpërfaq mostabilitetin politik.
“Një vendi që i rrëzohen tre qeveri brenda një viti është në krizë. Është mirë të gjendet arsyet e këtyre krizave të panevojshme. Shpresoj që këto zgjedhje të prodhojnë institucione stabile me mandat ashtu siç e parasheh ligji”, është shprehur Limaj, njofton KK.
“Tri qeveritë [Haradinaj, Kurti, Hoti] e fundit kanë rënë për dialog. As për pandemi, as për buxhet, as për reforma…Po edhe kjo e fundit . Mungesa e numrave, është parë se një qeveri e tillë nuk mund ta shtyjë përpara këtë çështje”.
Limaj ka thënë se çështja e dialogut me Serbinë duhet të përfundojë pasi që i hapë perspektivë vendit.
“Demonstrimi dhe serioziteti i Kosovës në raport me dialogun i hap vendit dy mundësi: fuqizimin ekonomik dhe njohjet ndërkombëtare. Dialogun nuk duhet ta shohim jo “dialog me Serbinë” po cështje e mundësisë së hapjes së perspektivës së vendit tonë”.























