21:13 / 03.02.2021
Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Golden Eagle Ylli është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Kjo pasi të mërkurën ka mundur Bashhkimin 74: 60 (21:10, 19:14, 18:11, 16:25).
Ylli dominoi minutat e para, kurse lojë më e barabartë ishte a jo e periudhës së dytë. Në fund therandasit dominuan duke e mbyllur takimin me fitore.
Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, ndeshje që do të zhvillohet të premten.























