23:41 / 03.02.2021
Barça fitore me përmbysje, kalon në gjysmëfinale
Barcelona ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke e përmbysur rezultatin.
Barcelona po humbte deri në minutën e 88 të ndeshjes me rezultat 2-0 nga Granada, por katalanasit ia dolën ta barazojnë rezultatin, duke bërë që ndeshja të vazhdojë më shumë se sa 90 minuta.
Kenedy dhe Roberto Soldado shënuan për vendasit, duke bërë që Granada të udhëheqë, por Barça ka barazuar me Antoine Griezmann dhe Jordi Alba.
Në vazhdime Barcelona arriti që të shënojë edhe tre gola të tjerë. Griezman dhe Jordi Alba do të shënonte për ta vendosur Barçën në pozicion fitoreje. Granada do ta zbuste rezultatin me golin e Fede nga penalltia. Presioni i Barcelonës do të jetë frytdhënës: Frank de Jong dhe Jordi Alba do të shënojnë për fitoren.























