Tasholli dhe Salihu: E pamundur që VV-ja t’i ketë 61 deputetë
BKT
Lajme

Tasholli dhe Salihu: E pamundur që VV-ja t’i ketë 61 deputetë

Në vazhdim të analizës zgjedhore në RTK, analisti Fitim Salihu ka thënë se numrin prej 61 deputetëve nga Vetëvendosje e sheh si të pamundur.

“Është kontradiktore që zonja Osmani si presidente në detyrë të dal e të premtoj në fushatë”, ka thënë Salihu.

“Vjosa Osmani është sjellë si një fanse e Albin Kurti”, tha tutje Salihu.

Kontestimin prej 61 deputetësh për VV-në e ka bërë edhe Ismail Tasholli. “Ky numër prej 61 është dëshirë, është diçka përtej realitetit, e po ashtu edhe ky duet Albini dhe Vjosa është i panatyrshëm”, tha Tasholli.

Duke folur për LDK-në, Tasholli tha se diskursi i LDK-s është vazhdimësi i konfliktit të tyre.

“Gabimi i LDK-së ishte se disa ministra të LDK-së më shumë janë identifikuar me partinë e Albin Kurtit”, ka thënë Tasholli.

E Qorrolli theksoi se 25 marsi, dita kur u prish koalicioni VV-LDK, LDK-ja nuk e lëndoi VV-në.

“Ishte akuzë për anti amerikanizëm dhe anti Agim Veliu, por që populli nuk u mashtrua”, deklaroi Vigan Qorrolli. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme