Chiellini: Ibrahimovic u bë armik absolut kur shkoi te Interi
BKT
Sport

Chiellini: Ibrahimovic u bë armik absolut kur shkoi te Interi

Giorgio Chiellini ka dhënë një intervistë të gjatë për So Foot, në të cilën ka folur për tema të ndryshme.

Ai e ka komentuar edhe rivalitetin e madh me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe si ai u shndërrua në një armik kur u transferua nga Juventusi te Interi në vitin 2006, transmeton Telegraf. “Duhet të gjej një rivalitet për të dhënë më të mirën. E respektoj jashtëzakonisht shumë Zlatanin, e respektojmë njëri-tjetrin”.

“Ishim bashkëlojtarë në sezonin tim të parë te Juve. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, nuk bëja kurrë prapa”.

“Ai u bë një armik absolut kur u transferua te Interi, pastaj një kundërshtar i zakonshëm te Milani ose me ekipin kombëtar”, ka treguar Chiellini.