20:56 / 04.02.2021
Makolli: Secili mërgimtar duhet të jetë pjesë e proceseve në Kosovë
Sonte në emisonin “Debati Zgjedhor” në RTK, po përballën kandidatët për deputetë, derisa tema është diaspora.
Në prag të këtyre zgjedhjeve kemi një inters shumë të madh nga diaspora që të merr pjesë në votim.
Ibrahim Makolli nga AKR-ja që bën pjesë në listën zgjedhore të LDK-së, tha se me çlirimin e Kosovës mërgata ka ndjerë sikur e ka kry obligimin e saj.
“Sa herë që mërgata e sheh të arsyeshme se duhet të angazhohen për çështjet në Kosovë ata janë aty, dhe unë e shoh shumë të dobishme angazhimin e tyre. Secili mërgimtar ka të drejtë të pamohueshme të bëhet pjesë e proceseve në Kosovë si votues apo si kandidatë”, ka thënë Makolli. /RTKLive/























