Gecaj i PDK-së: Dita e proklamuar si çlirim, 6 tetori, ka dështuar
BKT
Lajme

Gecaj i PDK-së: Dita e proklamuar si çlirim, 6 tetori, ka dështuar

Sonte në emisonin “Debati Zgjedhor” në RTK, po përballën kandidatët për deputetë, derisa tema është diaspora.

Arben Gecaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se interesimi është mjaft i madh i mërgimtarëve për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, rreth 150 mijë prej tyre

“Në raport me numrin e madh të diasporës që kemi interesimi mund të themi që është solide me rreth 150 mijë. Kosova ka bërë ndryshimin e madh me lirinë që ka fituar, andaj ndryshimi i kërkuar nga diaspora është i ndryshëm. Dita e proklamuar si çlirim pra 6 tetori ka dështuar”, tha Gecaj. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme