21:30 / 04.02.2021
Hasani: Mërgata jonë është e veçantë, duhet të jetë pjesë e proceseve
Sonte në emisonin “Debati Zgjedhor” në RTK, po përballën kandidatët për deputetë, derisa tema është diaspora.
Arbnore Hasani nga AAK-ja ka thënë se mërgata jonë është shumë e veçant për shkak të arsyeve të largimit.
“Marrë parasysh lidhjen e ngushtë që ka mërgata jonë me vendin e vet, e shoh mërgatën si shumë të rëndësishme në pjesëmarrjen e proceseve. Dhe arsyet e largimit të tyre nuk janë për shkollim apo të kësaj natyre, prandaj ata duhet të marrin pjesë në proceset që ndodhin në Kosovë. /RTKLive/























