21:42 / 04.02.2021
Krasniqi: Vullneti që ka diaspora sot është që të bëhet ndryshimi në Kosovë
Sonte në emisonin “Debati Zgjedhor” në RTK, po përballën kandidatët për deputetë, derisa tema është diaspora.
Angjelina Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është për keqardhje që për gjithë këto vite Kosova nuk ka krijuar sistem efikas të votimit për diasporën.
“Kemi mbi 120 mijë aplikime dhe ne kemi krijuar vështirësi për ta, duke i detyruar që të shpenzojnë për postë, në mënyrë që të votojnë në Kosovë. Vullneti që ka diaspora sot është që të bëhet ndryshimi. Nuk është vetëm mërgata që e bën ndryshimin, sepse është vullneti i qytetarëve për të bërë ndryshime, megjithatë mobilizimi i tyre shihet si vullnet për ndryshime”, ka thënë Krasniqi. /RTKLive/























