Rita Ora i gëzohet suksesit të filmit “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”
BKT
Kulturë

Rita Ora i gëzohet suksesit të filmit “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”

Rita shprehet e lumtur për suksesin e filmit kosovar.

Filmi kosovar “Hive” (Zgjoi) ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance”.

“Zgjoi” ka shënuar historinë në festival, duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të këtij festivali

Filmi ka fituar trofeun për “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”, në festivalin e SHBA-së.

Suksesit të këtij filmi i janë gëzuar të gjithë shqiptarët kudo në botë, e së fundi edhe Rita Ora u shpreh e lumtur për këtë arritje.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën ndau njoftimin e QKK-së për suksesin e filmit “Zgjoi”, teksa shkroi “Po”, duke shprehur suksesin e filmit.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri).


MË SHUME NGA Kulturë