OFK së shpejti me numrin e parë të revistës farmaceutike
Oda e Farmacisëtve të Kosovës, ka filluar punën për botimin e numrit të parë të revistës farmaceutike të OFK.
Revista farmaceutike është revistë e cila është aprovuar me vendim të Kuvendit të Odës së Farmacisëtve të Kosovës, e cila ka për qëllim që të japë informacione për farmacistët, për aktualitetin, për çështje të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në punën e përditshme të farmacistëve, diskutime për politikat në sektorin farmaceutik, si edhe për hulumtimet shkencore.
Këshilli redaktues i revistës përveç meje si kryetar i OFK dhe si kryeredaktor është në përbërje të profesorëve të nderuar (sipas rradhitjes alfabetike):
Prof.Ass.Dr. Armond Daci
Prof.Asoc.Dr. Kreshnik Hoti
Prof.Asoc.Dr. Lul Raka
Prof.Ass.Dr. Pranvera Breznica
Prof.Ass.Dr. Rozafa Koliqi
Prof.Asoc.Dr. Shaip Krasniqi
Këshilli redaktues vendosi që Revista Farmaceutike do të publikohet 2 herë në vit. Së shpejti do të japim informacionet e plota lidhur me bashkëpunëtorët tanë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe detajet për dërgimin e punimeve të cilat pastaj do të vlerësohen nga këshilli redaktues.























