Hoxha i PDK-së: Pagat e mesimdhënësve do t’i rrisim për 30%
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha, në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTK-së, ka thënë se qeveritë e kaluara nuk i kanë kushtuar rëndësi të veçantë arsimit.
"Fatkeqësisht qeveritë e kaluara, Kurti dhe Hoti, nuk është që i kanë kushtuar rëndësi të veçantë arsimit. Ne i kemi statistikat që i kemi bërë publike në konferenca të shtypit si Parti Demokratike e Kosovës, janë diku rreth 33% e nxënësve të cilët kanë mbetë pa mësim online, gjatë qeverisjes Kurti", ka thënë Hoxha.
Ai ka theksuar se parashihet edhe rritje e pagave në planin e rimëkëmbjes.
Çfarë është më emergjente, sipas Hoxhës, ka të bëjë me sanimin e gjendjes prej pandemisë.
Në “Debat”, ai shpalosi disa prej pikave kryesore të programit të PDK-së për arsim.
“Pagat janë me rëndësi, do të ketë një rritje prej 30% të pagve, ndërtimi i 60 çerdheve në gjithë Kosovën, përfshirje e obligushme në arsimin parafillor.rishikimi teksteve shkollore, rëndësi arsimit profesonal , në akreditimi i shkollave profesionale, reforma antiplagjiaturë, etj”, ka thënë Hoxha. /RTKLive/























