21:34 / 05.02.2021
Hysenaj i Nismës: Në tekstet shkollore duhet të përfshihet më shumë UÇK-ja
Fehmi Hysenaj nga NISMA Socialdemokrate thotë se arsimi është një prej problemeve që duhet të marrim masa dhe ti zgjedhim dalë ngadalë.
“Rishikimi i teksteve duhet të behët dalëngadalë, në veçanti duhet të rishikohen tekstet e historisë, gjuhës dhe edukatës qytetare. Në tekste të historisë nuk janë të pëfshirë shumë as lufta e ushtrisë çlirimtare, dhe as Reçaku”, theksoi Hysenaj në emisionin “Debati Zgjedhor” në RTK.
Hysenaj tha se derisa shumica në Ministrinë e Arsimit kanë qenë të punësuar nga LDK-ja, do të duhej që përgjegjësinë ta marrin partia e parë.
“Në arsim nuk do të duhej të ketë politik. Ka pasur zëra, dhe shohim që problemet e njëjta janë për shumë vite”, tha Hysenaj. /RTKLive/























