Kandidatët për deputetë përplasën në RTK për arsimin
BKT
Lajme

Kandidatët për deputetë përplasën në RTK për arsimin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha, në emisionin “Debat” të RTK-së, ka thënë se qeveritë e kaluara nuk i kanë kushtuar rëndësi të veçantë arsimit.

Në kuadër të DEBATIT Zgjedhor në RTK, nga panelistët po diskutohet edhe për arsimin profesional, si pjesë e programeve zgjedhore.

“Duhet të investojmë shumë në edukmin e gjeneratave të reja, e para me rëndësi për bërja e një pofesioni, i cili i siguron gjetjen e një vendi të punës, dhe një jete me dinjitet. Këto kushte duhet t’i krijoj shteti. Ne ende nuk kemi arritur që t’i edukojmë gjeneratën e re dhe t’i ofrojmë ata me perspektivën e tyre”, ka thënë historiani dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Frashër Demaj.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha, thotë se Kosovës i duhet arsimi profesional.

“Në unversitetin ku unë ligjëroj, unversiteti i shkencave të aplikuara në Ferizaj, ku kemi një drejtim të hotelerisë dhe turizmit, e që i duhet Kosovës. Praktikisht shumë student i kemi dërguar në Turqi e vende të ndryshme dhe restorante, derisa studentët kanë kryer praktikë dhe janë paguar”, tha Hoxha.

Ai ka shtuar se është edhe një drejtim tjetër që është menaxhmenti industrial, që lidh menaxhimin dhe industrinë.

“Ka edhe një bord industrial që i ndërlidhë dhe harton kurrikulat në bashkëpunim me tregun e punës,  me bordin industial dhe menaxhmentin e universitetit. Ne kemi një pjesë të madhe të studentëve të cilët pas diplomimit e kanë gjetur veten në tregun e punës”, ka thënë Hoxha.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha, në emisionin “Debati zgjedhor” të RTK-së, në kuadër të programit ka theksuar edhe  tre elemente që po ndikojnë në rezultatin e testit PISA.

“E para është trajnimi i mësimdhënësve në shërbim nga institucionet kredibile. Ne do të krijojmë mekanizma kredibil që i trajnojnë mësimdhënsësit në përputhje me përmbajtjen e kurrikulave, elementi i dytë rishikimi teksteve shkollore dhe rritje e numrit të inspektorëve të cilët do ta kontrollojnë mësimdhënësin. Kur këto treja do të realizohen jam shumë i sigurt të Kosova do të ketë një rezultat shumë më të mirë të arritshmërisë së testit nga nxënësit”, ka thënë Hoxha.

Sa i përke arsimit të lartë dhe të shkencës, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Frashër Demaj,ka përmendur disa pika të kësaj partie për zvhillimin e arsimit të lartë dhe të bërit konkurues jovetëm me vendet e rajonit por edhe me vendet e BE-së.

“LDK për të qenë konkurrues ka planifikuar një program i cili do ta ngrisë cilësinë edhe të studimeve bachelor dhe master. Ne duhet t'i vetëdijesojmë studentët që është me rëndësi thellësia jote profesionale, sepse në një konkurrim të barabartë formal jurdik, gjithmonë do të përzgjidhet ai që është më i miri, sepse po hyjmë në një fazë ku duhet të ngrisim institucione me standarde”, ka përfunduar Demaj.


MË SHUME NGA Lajme