23:26 / 05.02.2021
Gashi: LDK do të ruaj votat që ka pasur duke shkuar nga 180 deri 200 mijë
Arben Gashi thotë se LDK do të ruaj votat që ka pasur duke shkuar nga 180 mijë deri 200 mijë vota.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk mund të parashikojë sa deputetë mund të fitoj LDK-ja pasi sipas tij mandatet do të varen nga shumë faktorë.
“LDK do të ruaj votat ku ka qenë 180-200 mijë vota. Por është e pamundur të kalkulojmë sa mandate marrim pasi nuk e dimë sa vota vijnë nga diaspora”, tha i në “Debat Plus”.
Gashi ka thënë se votat 100 mijë votat e diasporës mund të ndryshojnë 12% të mostrës së përgjithshme të zgjedhjeve.
“Është e pamundur të bëjmë një parashikim pasi këto 12% e luajnë rezultatin për 15 deputetë”, deklaroi Arben Gashi.























