Analistët në RTK: PDK po bën fushatë moderne dhe intensive
BKT
Lajme

Analistët në RTK: PDK po bën fushatë moderne dhe intensive

Studiuesi i filozofise Ismail Tasholli në “Analizën Zgjedhore”, në RTK thotë se PDK-ja sa i përket organizimit të fushatës është disa hapa para partive tjera.

“Mënyra se si e organizon fushatën PDK, nuk dallon prej Gjermanisë, Anglisë dhe vendeve me zhvillim të madh ekonomik dhe tekonologjik, dhe është gati perfekte. Një gjë tjetër është prezantimi në ekip. Në shfaqjet e programeve që i bëjnë, gjithmonë zotri Hoxhaj e ka edhe dikë me veti, që të jep idenë e një të pasuri të një ekipe dhe funksionalizimi të asaj ekipe në rast se ndodhet në qeverisje”, ka theksuar Tasholli.

Në anën tjetër, Fitim Salihu konsideron se PDK-ja po bën një fushatë intensive dhe të koncentruar në tubime masive.

“PDK në fakt ka nisur e para me fushatën jozyrtarisht prej të gjitha partive, dhe në aspektin vizual që nuk është hera e parë që PDK është inovatore, në një farë forme ka sjellë konceptin e një kampanje moderne”, ka thënë Salihu.

Në “Analizën zgjedhore" në RTK analisti  Milaim Zeka ka thënë se presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka bërë shkelje dhe gabime të shumta gjatë karrierës së vetë politike.

"Vjosa Osmani ka bërë shumë gabime gjatë karrierës së vet politike si dhe tradhëtitë që ia ka bërë  Isa Mustafës dhe ish Presidentit Sajdiu", ka thënë Zeka.

“Vjosa Osmani për mendimin tim është shumë më e relaksuar të flas me Serbinë se sa më shumë liderë tjerë politikë, sepse s’ka ngarkesa”, tha ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme