10:09 / 06.02.2021
Një klauzolë ‘Real Madrid’ do të përfshihet në kontratën e Mbappes
Kylian Mbappe po vazhdon të jetë emri më i përfolur në afatet kalimtare dhe e ardhmja e tij mbetet akoma e paqartë
Së fundmi është raportuar se klubi parisien Paris Saint-Germain po mendon që të përfshijë një klauzolë “Real Madrid” në kontratën e re të Mbappes, shkruan lajmi.net.
Ideja e një rinovimi të kontratës me PSG që përfshin një klauzolë lirimi që do të lejonte 22 vjeçarin të nënshkruajë për Real Madrid është bërë një mundësi në javët e fundit.























