Atalanta ndalet nga Torino
Atalanta dhe Torino janë ndeshur në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.
Atalanta filloi ndeshjen në mënyrë përfekte, ata kishin kontroll, energji dhe iniciativë që nga fillimi, shkruan lajmi.net.
Skuadra nga Bergamo shënoi tre gola të shpejtë. Fillimisht ishte Ilicic i cili shënoi në minutën (14′) pas një asistimi të De Roon.
Në minutën (19′), Gosens dyfishoi epërsinë. Luis Muriel trefishoi avantazhin e Atalantas në minutën e (21′).
Ndeshja dukej se do të ishte tejet e rëndë për Torinon, por mysafirët treguan karakter dhe vullnet. Në minutën (42′) u akordua penalti, të cilën nuk e konkretizoi Belotti, por që me tentativën e dytë shënoi.
Në minutën e (45+1) Bremer shënoi golin e dytë për mysafirët. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të Atalantas.
Në pjesën e dytë, Torino bëri disa zëvendësime dhe loja dukej më e balancuar.
Atalanta nuk mundi të shënojë dhe në fund u befasua. Bonazzoli shënoi në minutën (84′) për të barazuar shifrat.
Torino u rikthye nga disavantazhi prej tre golësh.
Tani, Atalanta ka 37 pikë total, 10 më pak se Interi i cili është lider i Serie A.























