Daut Haradinaj pritet me ngrohtësi historike në Baicën e Rasim Kiqinës
Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj ka qëndruar sot në Baicë, në vendin e Rasim Kiqinës.
Haradinaj ka kujtuar se sot në Baicën e mikut, tash Hero Rasim Kiqina dhe shumë dëshmorëve e luftëtarëve, e kanë pritur me ngrohtësinë historike sikurse në vitet 96-97.
“Së bashku edhe me kandidatët nga Drenasi; Beqir Kiqina dhe Kaltrina Morina, si dhe kandidatët mysafirë si; Haxhi Shala, Lahi Brahimaj dhe Ismet Shamolli e garantuam besimin e plotë në Baicë. Sot vulën e suksesit e gjetëm pikërisht në këtë pjesë të Drenicës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai, tha se familjes Kiqina dhe mbarë asaj zone, i është mirënjohës për të gjitha që i kanë bërë në rrugën e përbashkët e të gjatë.
“Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit!”, ka shkruar Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet.























