Në këto zgjedhje po i jepet më shumë rëndësi kulturës dhe sportit
Në kuadër të DEBATIT Zgjedhor në RTK, nga kandidatët për deputetë po diskutohet për kulturë, rini dhe sport.
Sipas tyre në këto zgjedhje po i jepet më shumë rëndësi kësaj çështje në programet e tyre zgjedhore, pasiqë deri më sot ka pasur mangësi të shumta, ndaj sipas tyre është koha përpërmirësim.
``Kultura fatkeqësisht nuk është rënditur në prioritetet e programeve, ndaj dhe deri më sot ka pasur shumë ngecje”, thotë ish-deputetja dhe kandidatja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha.
Ndërkohe edhe Dardan Islami kandidat për deputet nga AAK, vlerëson se deri më tash nuk ka pasur një zhvillim të kënaqshëm.
“Rinia tek ne nuk ka përkrahje shtetërore, ka mungesë të infrastrukturës sportive, etj”.
Në anën tjetër kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi thotë se me sport dhe kulturë Kosova krenohet.
“Nëse kemi me diçka që të krenohemi është kultura dhe sporti. Jemi të anëtarsuar në 39 organizata ndërkombëtare”.























