Hoxha: Infrastruktura, menaxhimi dhe fuqizimi i kulturës prioritet i PDK-së
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, në Debatin Zgjedhor në RTK, ka shpalosur pikat kryesore për kulturë,rini dhe sport, e që janë pjesë e programit zgjedhor të kësaj partie.
Ajo thekson elementet kryesore:
“E para është infrastruktura e cila konsiderohet e domosdoshme, dhe me rëndësi është menaxhimi e cila është përgjegjësi aq sa vet ndërtimi. Te sporti, kemi ligjin për sponzorizim i cili e favorizon sportin,dhe e treta PDK-ja, përveç idesë së fuqizimit të akterëve në skenën e sportit dhe infratrukturës,e ka edhe aspektin e mbështjetjes apo një memorandumi me ministrinë e Arsimit që sporti të jetë obligativ në kurrikulat shkollore, do të thotë të mësohemi të jetojmë shëndetshëm”, thotë Hoxha.
Ajo ka shtuar se rëndësi të veçantë është edhe edukimi nëpërmjet kulturës.
“Aspekti i zhvillimit të shkathtësive dhe aftësive të të rinjëve në Industritë kreative janë mundësi e re e inovacionit por edhe përfshirjes së trashëgimisë kulturore”, ka theksuar Hoxha duke shtuar edhe investimet në trashëgimi
Premtime ka dhënë edhe Visar Fejzullahu, kandidat për deputet nga NISMA Socialdemokrate, duke shpalosur programin e kësaj partie.
“Tek kultura do të ketë rritje të buxhetit të institucioneve publike të kulturës , tek sporti subvencioninim e institucioneve sportive me pajisje sportive, ngritjen e infrastrukturës sportive të mbështetur në strandarde ndërkombëtare, aktivizimi i sporteve jo popullore” tha ndër të tjera Fejzullahu në Debat Zgjedhor në RTK.























