Dumoshi: Studentët pas diplomimit, përvojën e bëjnë aty ku janë aftësuar
Ministrja në detyrë dhe kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi në Debat Zgjedhor në RTK, shpalosi pikat kyesore që ka kjo parti për Kulture,Rini dhe Sport.
“Në programin tonë të gjithë studentët që diplomojnë, do ta kenë mundësinë për përvojën e punës për organizata aty ku ata janë aftësuar. Po ashtu këtë vit është lajm i mirë se në programin e thirrjës publike janë paraparë të certifikohen 400 të rinj për ndërmarrësi. Politikat programore të LDK së, për këta shtatë muaj kanë pasur një sfidë të madhe për shkak të pandemisë dhe politikës së zhvilluar. Ne si parti kemi ditur ta menaxhojmë këtë situate”,ka thënë Dumoshi.
Ndërkohë edhe Dardan Islami, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së ka folur për mbështetje që kjo parti dhe vetë Dardani si deputet do t 'i ofrojë rinisë nga programi i tyre.
“ Nga çdo shtet i BE-se do t’i kërkoj nga 10 bursa për studentë në 27 shtete dhe do t’I suguroj 270 bursa. Unë zotohem para rinisë, që nëse arrij në mandatin qeverisës si deputet, do të punoj për rininë”, janë disa nga pikat e shkëputura të programit të AAK-së.























