Koeman kërkon durim lidhur me rikthimin e Fatit
Ylli i Barcelonës, Ansu Fati nuk do nxitohet që të rikthehet në lojë, kështu është shprehur trajneri Ronald Koeman.
18-vjeçari nisi sezonin në formë tejet të mirë, por pastaj pas një lëndimi iu nevojit operacioni në gju, përcjellë lajmi.net.
Klubi konfirmoi se nuk do këtë operacion i tretë dhe spanjolli do rikthehet këtë edicion.
Por, Koeman tha se nuk do e nxitojë shërimin e Fatit dhe duhet të presin.
"Jashtë respektit për lojtarin, nuk jam personi që duhet të flas për shërimin e tij"
"Duhet ta respektoni dhe nuk i favorizojë nxitimin e gjërave. Nëse ka diçka të re, do këtë komunikatë nga klubi".
"Gjëja më e rëndësishme është të shërohet qetë. Ka të ardhme përpara dhe duhet bërë gjërat në mënyrën e duhur”, u shpreh ai.
Barcelona shpreson që Fati të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së në muajin mars.























