Hoxha: Pandemia nuk na la hapësirë të merremi me drejtësinë
BKT
Lajme

Hoxha: Pandemia nuk na la hapësirë të merremi me drejtësinë

Ish-prokurori Sylë Hoxha kandidat i LDK-së për deputet në “Debat” të RTK-së tha se viti 2020 ishte vit i rëndë për Kosovën, sepse është dashur të merremi me pandeminë, me rimëkëmbjen, në ndihmë bizneseve, familjeve e kështu me radhë.

Ai tha se për shkak të të gjitha këtyre, nuk ka qenë e mundur të fokusohemi  shumë që t’i ndihmojmë sistemit të drejtësisë, i cili ka pasur shumë nevojë.

“Sa i përket taskforcës, besoj që aty kjo taskforcë ka punuar për disa vite, por që nuk ka treguar ku me ditë se çfarë rezultate. Ne e kemi policinë e Kosovës, njësitin për krime ekonomike, kështu që kurrëfarë pengese nuk është që ky sektor të zhvillojë aktivitetin e vet në luftën kundër krimeve ekonomike, korrupsionit e kështu me radhë”, tha ai.

Kjo, sipas tij,  ka qenë një taskforcë të themi artificiale mbi policinë, e mbi sektorë të tjerë.

“Këta sektorë kanë qenë mjaft të privilegjuar, jo në koherencë me njësitët e tjerë dhe kanë qenë një pakënaqësi që këta të marrin paga shtesë. Nuk është që kanë treguar ku me ditë se çfarë suksesi”, tha Hoxha.


MË SHUME NGA Lajme