Drejtësia në fokus të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së në 100 ditëshin e parë
BKT
Lajme

Drejtësia në fokus të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së në 100 ditëshin e parë

Përfaqësuesit e partive politike LDK, PDK dhe AAK në “Debat” të RTK-së, kanë shpalosur programet partiake në qeverisjen e tyre në 100 ditëshin e parë.

Ish-prokurori Sylë Hoxha kandidat i LDK-së për deputet në “Debat” të RTK-së tha se si parti do të interësohemi prej ditëve të para që të avansohet baza ligjore në përputhje me standardet evropiane për rekrutim të nevojshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar eksluzivisht mbi bazën e meritave

“Poashtu, do të krijohet bazë ligjore e fortë e matjes së përformancës së institucioneve të drejtësisë, do të krijohen resurse të nevojshme për trajnim të vazhdueshëm dhe të detyrueshëm për gjyqtarë dhe prokurorë, do të rritet numri i prokurorëve dhe stafit tjetër mbështetës në institucionet  e drejtësisë, zbatimi i ligjit në fuqi dhe ligjeve të rëja, do të shoqërohet edhe me mekanizëm për monitorim të zbatimit të ligjit, do të miratohet ligji për kontrollën dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në praktikën e vendeve perëndimore”, tha Hoxha.

Abelard Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në “Debat” të RTK-së tha se PDK në 100 ditëshin e parë do të inicojmë themelimin e byrosë kombëtare të hetimit, që do të jetë një institucion efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

çështje tjetër, sipas tij,  do të jetë verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të inicohen ndryshimet kushtetuese në 100 ditëshin e pare.

“Pastaj themelimi i gjykatës komericale, ristrukturimi i policisë së Kosovës, cështje tjetër e rëndësishme është agjenda legjislative ku do të procedoj më tutje kodin e procedurës penale, prioritet është fuqizimi i kapaciteteve apo rekrutimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj”, tha Tahiri në RTK..

Selim Selimi, kandidat për deputet nga AAK në “Debat” të RTK-së tha AAK-ja  do ta ndajë shtetin e së drejtës në gjashtë shtylla kryesore.

“E para është llogaridhënia në sundimin e ligjit, kthimin e dinjitetit dhe pavarësimin e institucioneve, e kemi në plan rritjen prej 35% te buxhetit në sistemin e drejtësisë, përgjegjësinë institucionale efektive tentojmë ta realizojmë përmes rritjes së qasjes tonë në plotësimin e kushteve drejt integrimit evropian, rritjen e rasteve të shenjëstruara gjithashtu, pastaj e kemi drejtësinë  e pavarur, aty ku politika do t’i ketë duart larg drejtësisë, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, intervenimin e drejtpërdrejtë në politika publike si shtylla e gjashtë”, tha Selimi.


MË SHUME NGA Lajme