Gashi: Biden e shfrytëzoj ditën e festës së Serbisë për t’i goditur ata
BKT
Lajme

Gashi: Biden e shfrytëzoj ditën e festës së Serbisë për t’i goditur ata

Drilon Gashi, analist i politikave publike në një lidhje të drejtpërdrejt në RTK nga SHBA e ka komentuar letrën e presidentit Joe Biden dërguar Vuciqit për njohjen e Kosovës.

Gashi në “Analizën Zgjedhore” në RTK, tha se Biden e shfrytëzoj ditën e festës së Serbisë për t’i goditur ata, që ajo ta njohë pavarësinë e Kosovës, pra që Kosova dhe Serbia më në fund të bëjnë njohjen e ndërsjellë dhe të krijojnë marrëdhënie diplomatike.

“Gjatë fushatës, Biden e pati lëshuar një deklaratë që tha se do ta menaxhojë dialogun Kosovë-Serbi më ndryshe se Trump,dhe do të punojmë duke përdorur pak a shumë terma të njëjta  një marrëveshje gjithpërfshirëse që do ta arrijë normalizimin  e plotë me njohje të plotë dhe  gjithashtu që do ta ruajë integritetin territorial  të Kosovës. Besoj që ska opsion tjetër, ajo do të ishte marrëveshja e paqes, marrëvshja përfundimtare", tha ai.

Tashmë, sipas tij, faktori Kosovë duhet të bëhet gati nëse do të bëhet njohja e ndërsjellë.

“Nëse do të flitet për kompromiset nga ana e Kosovës çfarë do të sishin ato, dhe cilat janë ato që janë në përputhje me shtetësinë, rendin kushtetues dhe nuk prek asgjë nga ajo që Kosova e ka fituar si shtet i pavarur. Vuçiq e ka pranuar këtë në mënyrë dramatike" tha Gashi.


MË SHUME NGA Lajme