Analistët politik: Kërkesa për njohje nga Serbia, shumë e fuqishme
Analistët politik kanë komentuar letrën e Presidentit Amerikanë Joe Biden drejtuar Serbisë që kjo e fundit ta njohë Kosovën,
Vigan Qorrolli-profesor universitar në “Analizën Zgjedhore” në RTK tha se letra e Biden ngjason si përmbjatje, si emocion i letrës së vitit 1992 të Bushit të vjetër, i cili kërcënonte hapur në ato që njiheshin si kërcënime të kërshëndellave.
“Për dallim nga Trump i cili në letrën e tij të dhjetorit 2018-të që i drejtohej presindetit të atëhershëm Thaçi, thoshte që jemi të gatshëm t’i përkrahim përpjekjete tuaja për një marrëveshje që balanson interesat e Kosovës dhe Serbisë dhe këtu vihej balanci në interesin e të dyja vendeve”, tha Qorrolli.
Kjo letër, sipas tij, i bën thirrje të dy palëve Beogradit dhe Prishtinës që të arrijnë një marëveshje dhe kjo nënkuptpn që marrëveshja do të jetë më e shpejtë se që e mendojmë, por që nuk do jetë vetëm e koncentruar në BE, por që Uashingtoni do ta ketë rolin po kështu primar, kërkesa për njohje po them edhe njëherë që është shumë e fuqishme.
Ndërkaq, Besa Kabashi-Ramaj analiste në “Analizën Zgjedhore” në RTK tha se fatmirsisht politika e jashtme e SHBA-ve nuk ka ndryshuar karshi Kosovës.
“Kredi serioze mundet me u dhënë liderëve që e kanë udhëhequr Kosovën edhe para luftës, por menjëherë pas luftës në aspektin që kanë bashkëpunu shumë ngusht aty e tutje, ne veç kemi dëshmu se jemi shumë jo të akordum si Kosovë karshi politkës tonë të jashtme.Përveq asaj çka e shohim ka shumë me u interpret mes rreshtave ku qartë shihet në letër ku është përmend edhe historia e bashkëpunimit të SHBA-se me Serbinë, dhe po i rikujtohet Serbisë se në momente të caktuara në histori e kanë vendos të jenë në anën e duhur të histories”, tha Kabashi-Ramaj.
Sipas saj, ky është mesazhi më i fuqishem që kemi dëgjuar kohëve të fundit prej SHBA-ve drejtuar presidentit Vuçiq.
Kurse, Ismail Tasholli-studies i filozofisë në “Analizën Zgjedhore” në RTK tha se thënë figurativisht deklarata e Bidenit është tautologji politike në kuptimin e përsëritjes së mendësisë që e kishte edhe Trumpi për Kosovën.
“Kontinuiteti i administratës amerikane në raport me Kosovën ka qenë gjithmonë i njëjtë me dallime shumë të vogla. Do të thotë duhet ta pranojmë këtë që sa vite po bëhen që ne e kemi quajtur shpesh Kosovën si projekt amerikan, natyrisht që pozicioni i tyre karshi neve është shumë më serioz se sa nevojat tona ditore politike”, tha Tasholli.
Në anën tjetër Fitim Salihu-analist politik në “Analizën Zgjedhore” në RTK tha se nuk është asgjë e befasishme kontinuiteti i administarës së re në raport me Kosovën.
“Nuk është që ndodhë për herë të parë, ka mund të kenë shumë konflikte të brendshme Clintoni dhe Bushi, ose Bushi dhe Obama, por në raport me Kosovën, ka pas një kontinuitet të dukshëm, frytet e së cilit i kemi marrë shumë herë edhe në kohën e bombardimeve”, tha Salihu.
Sipas tij, Ardhja e tanishme në këtë periudhë me kaq ndjeshmëri dhe nevojë e një personi që e njeh fatin politik të Kosovës, padyshim që është fat I madh për Kosovën.
“Mendoj se Serbia tashmë e ka të qartë qeverinë e SHBA-së, dhe në anën tjetër edhe Kosova duhet të ketë të qartë se duhet të krijojë një platform të qartë rreth asaj se si do ti qasemi negociatave, sepse edhe nga Kosova kërkohet që të krijojë një zgjedhje në kuptimin e ofrimit të një marrëvëshje e cila do të ishte e pranueshme për palët”, tha Salihu në RTK.























