Pacolli: Partitë politike tentojnë të zbatojnë programin që kishe AKR dikur
BKT
Lajme

Pacolli: Partitë politike tentojnë të zbatojnë programin që kishe AKR dikur

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, thotë se kanë programin e duhur për qeverisjen e Kosovës. Thotë se që nga e kaluara, programi i prezantuar i AKR’së është marrë nga partitë rivale politike në Kosovë.

“AKR’ja si gjithmonë ka qenë inovative në programin e vetë elektoral dhe shtyllat e programit të AKR’së gjithmonë kanë qenë një po e quaj, ‘life motiv’ për të gjitha ata që e kanë ditë rëndësinë e programit ekonomik dhe e kanë dashur Kosovën’, tha Pacolli.

“Pikat e programit ekonomik të AKR’së gjithmonë kanë qenë inovative, edhe sot partitë politike tentojnë t’i  implementojnë por origjinali gjithmonë mbetet tek ne dhe është pothuajse e pamundur pasi për t’i implementuar ato nevojitet shumë kreativitet, nevojitet shumë vullnet, nevojitet dituri, përkushtim dhe ajo që është me rëndësi, nevojitet edhe eksperiencë”, shpjegoi ai ne T7.

“Ne kemi një program i cili praktikisht hramonizon gjithë atë që nuk është realizuar nga programet e AKR’së deri më tani dhe që Kosova ka nevojë urgjente për të futur në program qeverisës pikat e këtij programi’, tha Pacolli.


MË SHUME NGA Lajme