Gjyqtari veteran i Premier Ligës kërkon “pushim” pas kërcënimeve
BKT
Sport

Gjyqtari veteran i Premier Ligës kërkon “pushim” pas kërcënimeve

Mike Dean gjyqtari i njohur anglez i cili prej vitesh drejton në Premier Ligë dhe Europë, u ka kërkuar zyrtarëve të kampionatit që të mos e marrin në konsideratë emrin e tij për ndeshjet e fundjavës. Shkak për këtë janë bërë kërcënimet me vdekje që ka marrë ai dhe familja e tij në ditët e fundit.

Din, 52-vjeçar i cili ka zgjatur karrierën e tij pikërisht për faktin se cilësoher mes më të mirëve në Britaninë e Madhe, ka denocuar ngjarjen në polici dhe është mësuar se këto kërcënime të vazhdueshme i kanë mbërritur nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton "Vip Sport".

Problemi lindi nga fakti se në dy ndeshjet e fundit që ka drejtuar, ai ka dhënë kartonë të kuq, të cilat më pas u anuluan nga Komisionet Disiplinore, duke gjykuar të gabuar vendimin e tij.