Abrashi: Të gjitha autostradat do të fillojnë të ndërtohen sivjet
BKT
Lajme

Abrashi: Të gjitha autostradat do të fillojnë të ndërtohen sivjet

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, në DEBAT Zgjedhor në RTK ka shpalosur programin e kësaj partie.

“Kryesore janë projektet e mëdha që e bëjnë Kosovën një nyje të të gjitha rrugëve të Ballkanit. Tek infrastuktura është rehabilitimi i hekurudhave të cilaj janë parakusht për një zhvillim më të hovshëm ekonomik të vendit. E para që do të fillojmë në pranverë është rehabilitimi i linjës nga Fushë Kosova për në Mitrovicë, pastaj fizibiliteti i hekurudhës ose pjesës nga Prishtina, Fushë Kosova deri në Merdare, dhe atë që kemi bërë një marrëveshje me shtetin e Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit është ndërtimi i hekurudhës nga Prishtina-Fushë Kosova në Durrës. Në kuadër të kësaj synojmë që Kosovën ta bëjmë një stacion transit të mallrave, shërbimeve dhe pasagjerëvë, për të gjitha mallrat që mund të orientohen drejt BE-së ose Evropës Juglindore”, tha Abashi, ministër në detyrë i Infrastrukturës.

Abrashi ka theksuar se edhe autostradat do të fillojnë të ndërtohen brenda këtij viti.

“Tek autostradat, ajo Prishtinë-Merdare do të filloj gjatë këtij viti, Prishtinë-Pejë po ashtu, mandej edhe rrugë tjera, rruga për Brezovicë që është pjesë  e projektit tonë me SHBA, që do të hapë mijëra vende të punës, rrugë tjetër që duhet ta rehabilitojmë është rruga Prizren-Tetovë, e po ashtu do ta funksionalizojmë edhe Aeroporotin e Gjakovës gjatë këtyre katër viteve”, tha ndër të tjera Abrashi /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme