23:17 / 08.02.2021
Kelmendi: Për shkak të pandemisë i kemi pezulluar të gjitha aktivitetet
Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë ‘FJALA’ në “Analizë Zgjedhore” në RTK, ka komentuar fushatën zgjedhore të partisë së tij dhe partive tjera gjatë këtyre ditëve, derisa votën e kërkon vetëm nëpërmjet debateve dhe paraqitjeve të tij mediatike.
“Partia ‘FJALA’ këto zgjedhje po vepron ndryshe, jemi në pandemi në masa të caktuara, dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit i kemi pezulluar të gjitha aktivitetet. Nëse një politikan nuk ka arritur me punën e vetë gjatë mandateve të shkuara të fitojë votën e qytetarëve, nuk munden tani ta meritojnë votën në këto rrethana”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij partia “FJALA” është e vetmja parti që po praktikon një formë të tillë, dhe se rëndësi i japin cilësisë dhe jo sasisë. /RTKLive/























