Imer: Është sfiduese për partinë Fjala që ta kalojë pragun
BKT
Lajme

Imer: Është sfiduese për partinë Fjala që ta kalojë pragun

Në analizën zgjedhore në RTK, analisti Dorajet Imeri ka thënë se partia FJALA, e ka një paraqite të qartë ideologjike, e cila angazhimin e saj deri me tani e ka paraqitur në mbrojtjen e vlerave  shoqërore.

“Është shumë sfiduese me një numër kaq të vogël të kandidatëve, pra 25 kandidatë, të arrijë të një numër prej 50 mijë votueseve, pra bazuar në të dhënat e fundit partia FJALA ka 2852 vota e ndërkaq ka në garë 25 kanditatë”, ka thënë Imeri.

Sipas Imerit duke u bazuar nga numri i votave sa ka partia FJALA dhe numri i kandidatëve sa ka kjo parti, është shumë sfiduese që të kaloj pragun.

“Unë e konsideroj shumë angazhimin politik të partisë FJALA, kështu që partitë politike nuk është e domosdoshme të jenë të gjitha pjesë e institucioneve”, ka thënë Imeri. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme