18:01 / 09.02.2021
Berisha nga minuta e parë, Zeneli në bankë për Reimsin në Kupë
Reimsi luan sonte nga Kupën e Francës kundër Valenciennes.
Dy futbollistët shqiptar që angazhohen te Reimsi janë përfshirë në këtë ndeshje, megjithatë Valon Berisha do të luaj nga minuta e parë e Arbër Zeneli është lënë në bankë rezervë, transmeton Indeksonline.
Zeneli ka pësuar një lëndim para disa javësh dhe ende nuk është i gatshëm të luaj 90 minuta.
Ai u rikthye të shtunën e kaluar kundër Lorientit, por nuk luajti asnjë minutë.























