22:11 / 09.02.2021
Batatina: Fati ishte sot me ne
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se ekipi i tij sot kishte fat.
Ai ka folur për ndeshjen që Llapi e fitoi me penallti kundër Ballkanit, e cila ishte për Kupën e Kosovës.
"Ndoshta sot fati nuk ishte me ne gjatë lojës dhe të mos shkonim në penallti. Por nganjëherë një fjalë popullore thotë: Trimat i përcjellë edhe fati. Fati ishte sot me ne në penallti. Kemi një portier cilësor dhe ndoshta përforcimi më i madh i Llapit është portieri Marjo Coric", ka thënë ai.























