Krasniqi: Më 14 shkurt PDK-ja do ta tejkaloj shifrën e 200 mijë votash
Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Memli Krasniqi, në emisionin “Analiza Zgjedhore” në RTK ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2019, PDK ka pasur një rënie prej 10% të votës totale, me bindjen që të dielën me 14 shkurt do të shohin jo vetëm rikthimin prej 200 mijë votash, por edhe tejkalim të kësaj shifre.
“Këtë vit nga mobilizimi i degëve dhe nëndegëve të PDK-së, është dukshëm më dinamik se në dy palët e zgjedhjeve të kaluara, ndaj dhe do të arijmë rezultat dukshëm më të madh”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, gara e së dielës më 14 shkurt është ndërmejt PDK-se dhe VV-së, duke qenë se të gjitha partitë janë provuar në vitin 2020 me koalicionet e ndryshme dhe në udhëheqje të Qeverisë.
“Duke pasur për bazë faktin që njerëzit e dijnë se përkundër rritjes së popullaritetit të VV-së, e vetmja PDK-ja është ajo që mund t’i bëjë ballë rrezikut që ata e përfaqësojnë në këto zgjedhje”, ka thënë Krasniqi. /RTKLive/























