Kelmendi: Sa herë PDK është e përfshirë në garë, për Kosovën ka shans
BKT
Lajme

Kelmendi: Sa herë PDK është e përfshirë në garë, për Kosovën ka shans

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelemendi në një postim në faqen e tij në Facebook ka shkruar se PDK edhe me mungesën jo fer të udhëheqësve të saj garon me dinjitet dhe superioritet në zgjedhjet e shkurtit.

Ai ka thënë sa herë PDK është e përfshirë në garë, për Kosovën ka shans.

Në vijim mund të lexoni postimin e plotë të Kelmendit të Facebook:

Aderimi im ne Partine Demokratike te Kosoves, ketu e 2 vjet ma heret, ishte nji akt simbolik, ne nji moment kritik per partine, e cila u gjet ne fokus te nji lufte te vrazhde per pushtet, ku nuk zgjidhej as mjeti e as fjala per me godit dhe detronizue.

Une s'jam njeri i krijuem partie, po permes ketij akti, deshta me i dhane mbeshtetje dhe me kthy vemendjen te kjo force politike, pikerisht ne momentin kur parashikohej humbja e zgjedhjeve dhe dalja ne opozite, si dhe priteshin zhvillimet me Gjyqin Special.

Tri jane arsyet qe me bane me qene pjese e ketij formacioni:

e para, PDK asht partia qe na lidhe me organizimin e rezistences ushtarake ndaj Serbie, themeluesit e te ciles kishin arrite me thye 'paqen millosheviqiane' dhe me i krijue konditat per intervenimin e NATO's;

e dyta, PDK asht partia qe i priu proceseve ne dizajnimin qytetar te Republikes se Kosoves dhe ne shpalljen e Pamvaresise;

dhe e treta, ishin reformat e saponisuna dhe hapja e partise ndaj gjenerates se re, ne menyre qe partia t'i adaptohej dekades se re.

Ju bashkova partise kur e kishte zor, kur mendohej se asht gabim dhe trani me u ba pjese e nji partie qe po zbret prej pushteti. Zakonisht, si e deshmon edhe vepra dhe angazhimi im publik, une sfidohem dhe mobilizohem bash kur asht zor!

Sot PDK e ka te rrumbullakuem identitetin e vet partiak, si parti e cila edhe sa ishte ne pushtet, edhe keto dy vjet ne opozite, deshmoi se din me çmue interesin publik e shtetnor mbi ate partiak.

PDK sot asht e konsolidueme, e strukturueme, me program dhe vizion te qarte per Kosoven, qe po deshmon se edhe pse u godit ne menyre aspak fair, me mungesen e themeluesve Thaçi e Veseli, partia vazhdon dhe garon me dinjitet dhe superioritet ne zgjedhjet e Frorit 2021.

Sa here PDK asht e perfshime ne gare, per Kosoven ka shans!

Shihemi te Diellen ne vendvotime!


MË SHUME NGA Lajme