Ndërpriten kërkimet për 47-vjeçarin që u hodh nga “Ura e Fshajtë”
BKT
Lajme

Ndërpriten kërkimet për 47-vjeçarin që u hodh nga “Ura e Fshajtë”

Ende nuk është gjetur 47-vjeçari që dyshohet se ka rënë nga “Ura e Fshajtë” dy javë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Dje kemi pranuar info për ndërprerje të përkohëshme për shkak të kushteve atmosferike dhe ngritja e nivelut të ujit në lumin Drini”, ka thënë Xhurkaj.

Në fshatin Xërxë është ngritur një tendë për mbarëvajten e këtij operacioni. Personi i cili është në kërkim nga njësitë e kërkim-shpëtimit dyshohet se është hedhur nga ura të hënën e 25 janarit.


MË SHUME NGA Lajme